Ne faqen flamuri do te gjeni lajme nga gjithe bota dhe me te fundit
LUAN RAMA ZBARDH POLITIKANET MAFIOZE
Ministri i Rendit Publik Luan Rama, mban ne zyrat e tij nje dosje "top secret" me emrat e politikaneve te implikuar me krimin. Burimi kryesor i ketij informacioni eshte kryeministri i Shqiperise Fatos Nano, i cili, sipas burimeve e ka deklaruar nje gje te tille ne takimin e mbyllur qe mbajti me socialistet e Fierit dy dite me pare.
Nano u kerkoi socialisteve qe te mos i nxirrnin te gjitha problemet e tyre ne shesh. Sepse, sipas tij, nga kjo perfiton vetem opozita. "Nuk duhet t'i nxjerrim te gjitha plackat e shtepise ne pazar. E keqja brenda nesh duhet te jete opozita jone. Diten e hene, do te degjoni disa cudira qe vertet Berisha kerkon lidhjet e politikes me krimin, por zoti Ramma do te nxjerre disa emra te politikaneve te djathte te implikuar me krimin. Per keta, Rama do te flase te hene dhe ne do te kemi mundesi te flasim edhe me vone", tha Nano duke nenkuptuar se ne nje moment te dyte do t'u vije rradha edhe socialisteve qe mund te akuzohen per te tilla ceshtje.
Nderkaq, dita e hene do te jete vertete dita e dosjeve ne parlamentin shqiptar. Ne mocionin per debat per kryeministrin, e kerkuar nga opozita shqiptare, do te deklarohen nga opozita shume fakte korrupsioni, dhe lidhjesh me krimin, te deklaruara tanime keto, nga lideri i Partis` Demokratike Sali Berisha. Ky i fundit ka marre parasysh te vere ne pune te gjithe departamentet per te gjetur materialet e nevojshme.
Por nuk mbeten me prapa socialistet. Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, me ne fund do te deklaroje te henen ne parlament, se kush jane rastet e implikimit te politikaneve me krimin, duke fokusuar politikanet e djathte. Por, a ekziston ne te vertete nje raport i tille i shkruar? Burime te "KJ" ne qarqet drejtuese te shtetit, nuk pranojne se mund te kete nje liste politikanesh. Por keto mund te jene raste te vecanta te mbledhura se bashku. Nderkaq, duket se Luan Rama, do te thyeje heshtjen e gjithe ketyre koheve duke dhene raste konkrete. Kjo gje eshte kerkuar edhe nga nderkombetaret, per te pasur te dhena dhe fakte konkrete lidhur me krimin dhe lidhjet e tij me politiken. Madje nje gje e tille eshte theksuar edhe ne raportin e Komisionit Europian dhe e pranuar edhe nga Ministri i Integrimit Sokol Nako gjate nje raportimi te tij ne komisionin e integrimit te parlamentit shqiptar.
Por gjithesesi, sapo drejtuesit e qeverise te perfundojne emrat e demokrateve te implikuar me krimin, do te merren me veten. Behet fjale per disa lidhje te shkurtra te vendosura mes njerezve te politikes dhe "te te forteve" ne shume raste, te denoncuara edhe nga vete kryetari socialist Nano. <
ABUZIMI ME EVROPEN
Pas spekullimeve 12 vjecare me integrimin e Shqiperise ne Evrope dhe boten moderne edhe nga njerezit e thjeshte po shtrohet pyetja se ku ndryshon Shqiperia qe ne duam nga ajo Evropiane? Mbiemri "evropian" cdo dite e me shume, per shkak te keqperdorimit te tij nga politikanet po shnderrohet per qytetarin e thjeshte ne nje kemishe hekuri qe te shtrengon. Debati publik per raportin e fundit te BE per Shqiperine eshte nje prove e fresket per abuzimin e politikes shqiptare me integrimindhe vete Evropen. Gjithe ngaterresen per ata qe nuk kuptojne gjuhen e sofistikuar te politikes e shkakton perdorimi i shprehjes "integrim evropian", ne vend te angazhimit dhe rezultateve per "zhvillimin kombetar".
Ne raportin e BE natyrisht qe nuk thuhej asnje fjale per te pastrehet, te papunet, te varferit shqiptar, apo per mungesen e ujit te pijshem. Sot nje familje shqiptare zoteron mesatarisht vetem 63 meter kartor banese. Kjo nevoje nuk lidhet fare me "standartet evropiane", por eshte nje kusht prioritar jetese. Dhe kur ne shqiptaret mbi 70% te buxhetit familjar jemi te detyruar t'a perdorim vetem per ushqime, pije dhe duhan, kuptohet sa shanse kemi te banojme si evropianet. Per fat te keq te politikberesve shqiptare, shumica e emigranteve shqiptare jetojne ne Greqi, ku ish lideri i PASOK Andreas Papandreu e zgjidhi perfundimisht problemin e strehimit para gati 30 vjetesh, se bashku me integrimine vendit te tij plotesisht ne Evrope.
Padyshim qe te jetosh si evropian duhet qe ne banese se paku mos te te mungoje energjia elektrike dhe uji. Ka me shume se 2 vjet qe diskutohet per te ndertuar nje termocentral apo hidrocentral dhe ... diskutimet e qeverive vazhdojne. Ndersa per te shuar rrufete e zemerimit te qytetareve qe duan te jene "evropiane" edhe ne te drejten per t'u firmizuar me energji, qeverite perdorin rrufepritesin KESH. T'i kerkosh KESH te zgjidhe vete krizen energjetike shqiptare eshte njesoj si t'i kerkosh Brigelit pse nuk e beri vete golin e deshiruar me Irlanden.
Shqiperia vazhdon te derdhe ne det 70% te burimeve ujore, ndersa qeverite njera pas tjetres presin te sigurojne borxhe kredish per te na siguruar ujin qe e meritojme, ujin per te pire dhe per t'u lare si evropiane.
Evropa vertete eshte nje enderr, e qytetareve me shume se e politikaneve. Por kjo enderr padyshim nuk fillon duke krijuar pershtypjen sikur ne shqiptaret duhet t'a ndihmojme Evropen dhe si shperblim do te na integrojne. Detyrimet qe duhet te plotesoje Shqiperia ne kete faze te pare te marreveshjes se Stabilizim Asociimit nuk kane lidhje te qarte dhe te dukshme me nivelin e pagave, me nivelin dhe cilesine e jeteses, me nivelin e infrastrukturave apo te sigurise se brendeshme. Cdo dite e me shume nga Brukseli po vijne raporte dhe sinjale se nje pjese te madhe te fajit per drogen qe paguajne dhe pijn` evropianet e kane shqiptaret qe ua sigurojne. Fajin e hajduteve te makinave ne Evrope, sipas Brukselit duhet t'a paguajne shqiptaret qe i blejne keto makina ne Shqiperi, pasi i kane shpetuar 15 policive qe punojne me kompiutera dhe satelite, prej te cilave ne po mesojme. I kerkojne shqiptareve te mos rrezikojne burgjet duke shitur droge apo te mos kursejne parate duke blere makina te lira e te vjedhura, kur te ardhurat mesatare per person ne muaj nuk i kalojne 200 euro, nga te cilat 72% shkojne per ushqim, pije dhe duhan. Ekonomia e lire e tregut, sipas standarteve evropiane eshte kerkese - oferte. Shteti shqiptar po zvogelon me dhune (dhe mire po ben) oferten per droge dhe kerkesen e makinave te vjedhura. Por kerkesen dhe oferten respektive e ka ne dore vete Evropa.
Nga kjo panorame duket sikur Evropa po e perdor Shqiperine per te zgjidhur ato pak halle qe i kane mbetur neper kembe. Ne fakt eshte politika shqiptare ajo qe prioritizon hallet e Evropes dhe te botes, perpara halleve te vete shqiptareve. Nuk mohoet se Shqiperia ka perfituar nga Brukseli mbi 1 miliard dollare per keto 12 vjet. Ashtu sic nuk mohoet se asnje qeveritar shqiptar nuk guxon te negocioje me ta drejtperdrejt ne emer dhe per interes te shtetasve shqiptare qe kane qa shume nevoja. Fotografia me udheheqesit perendimore dhe ndonje raport pozitiv ka me shume rendesi per qeveritaret dhe politikanet shqiptare sesa evropianizimi i vete Shqiperise nepermjet Zhvillimit Kombetar.
Edhe kur Brukseli tregohet bujar me vendin tone, ne nuk jemi te afte te perfitojme asgje. U bene tashme vite qe produktet bujqesore "made in Albania" e kane tarifen doganore ZERO per t'u eksportuar ne tregun evropian. Por sa tarifa eshte edhe sasia apo vlera e ketyre produkteve qe kemi eksportuar, ZERO. Produktet shqiptare (dhe jo vetem bujqesore) do te vazhdojne te mbeten larg tregjeve evropiane per sa kohe qe ekonomia kombetare ecen me parametrat dhe rregullat e Xhibutit. Kemi 12 vjet qe nuk krijojme dot tregun e tokes. Kemi 12 vjet qe nuk zgjidhim dot problemin e prones. Kemi 12 vjet qe e kemi perjashtuar bujqesine nga mundesia e kreditimit. Kemi 12 vjet qe degjojme premtime se do te shkojme ne Evrope, por nuk po arrijme sa prodhimin e vitit 1989.
Evropa eshte atje bashke me modelin e saj, ndersa ne shqiptaret jemi ketu bashke me hallet tona. Shqiperia qe meritojme nuk eshte aq e veshtire per t'u arritur, megjithese problemet kryesore qe pengojne zhvillimin varen para syve te vendimmarresve prej 12 vjetesh. Ne Evrope do te na coje Shqiperia qe meritojme dhe jo makete dixhitale qe vetem 0.1 perqind e politikes di t'i lexoje drejt, por qe fatkeqesisht i perdorin shtrember. Per nje qytetar te thjeshte shqiptar Evrope do te thote te banosh si evropianet, te levizesh si evropianet, te paguhesh si evropianet, te kesh kujdes shendetesor si evropianet, te cosh femijet ne shkolla si evropianet, te marresh pension si evropianet. Menyra se si arrihen keto standarte eshte e klases politike dhe vecanerisht e maxhorancave. Per sa rruget qe te cojne ne Evrope do te serviren nga klasa politike si objektiva per t'u arritur, Adriatiku do te mbetet deti i klandestineve, i droges, i krimit dhe nuk do te mund te shnderrohet ne detin e integrimit...